Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA dhe Lidhje Demokratike të Kosovës në listat e tyre të kandidatëve për deputet kanë persona që kanë ‘telashe’ me ligjin. Lëvizja Vetëvendosje prin me 14 kandidatë, pasuar nga AAK-NISMA me 8 kandidatë dhe LDK me 1 kandidat.
Kështu u tha një konferencë për medie të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres INPO, me ç’rast u publikua raporti: Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë: (Zgjedhjet Parlamentare 2025: Analizë e listave të kandidatëve dhe programeve politike).
Burbuqe Kastrati nga Lëvizja Fol u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje prin me numrin e kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin dhe gjithsej janë 16.
Ajo tha se kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin ka edhe AAK-Nisma gjithsej 8 dhe LDK ka vetëm një kandidat për deputetë që ka probleme me ligjin.
Kastrati tha se veprat penale që ngarkohen këta kandidatë për deputetë janë keqpërdorimi i pozitës zyrtare, përdorimi i armës, mbajtja e paautorizuar e armëve etj.
“Subjektet të cilat janë certifikuar për zgjedhjet e vitit 2025 tre prej tyre përbëjnë kandidatura me persona të cilët kanë probleme me ligjin. Lëvizja Vetëvendosje ka gjithsej 14 kandidatë apo 12 për qind e listës së kësaj partie ka probleme me ligjin. Koalicioni AAK-NISMA ka 8 kandidatë pra, 7.27% dhe LDK me një kandidatë. Nga gjithsej 23 kandidatë që kanë probleme me ligjin 16 prej tyre janë duke u përball me aktakuza aktive, ndërsa 8 kandidatë janë të dënuar për vepra penale. Në mesin e këtyre 16 kandidatëve tre prej tyre kanë më shumë se një aktakuzë aktive kështu numri total i aktakuzave aktive ndaj këtyre kandidatëve shkon në 20. Ndërsa, numri total i veprave penale shkon në 21”, theksoi ajo.
Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi u shpreh se plan programet e partive politike për drejtësinë në zgjedhjet e 9 shkurtit paraqesin dallime të mëdha në qasje dhe seriozitetin e tyre.
Ai tha se të gjitha partitë politike në programin e tyre politik nuk i janë referuar strategjisë për sundim të ligjit.
Shala thotë se Lëvizja vetëvendosje ka një qasje jo serioze për sistemin e drejtësisë me premtimet që i ka bërë.
“Lëvizja Vetëvendosje sundimi i ligjit trajtohet në një faqe të këtij programi dhe që përmban tri çështje. Çështja e parë është themelimi i një Gjykate Familjare, çështja e dytë është themelimi i një prokurorie të specializuar dhe themelimi i një zyreje për hetime Displinore. Sa i përket nevojës për gjykatë familjare ky program nuk përmban asnjë analizë dhe as detaje se pse janë problematike këto çështje dhe pse nuk mund të angazhohen ndryshe...S i përket themelimit të një prokurorie speciale është definitivisht e pakuptueshme.....12;’43Që e bënë defintivisht një planprogram definitivisht jo serioz dhe që nuk është i mbështetur as në nevojat që ka sistemi i drejtësisë, mirëpo as me agjendën legjislative që është ndjekur deri tani”, theksoi ai.
Sa i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ka paraparë edhe zbardhje e vrasjeve politike, ky raport thotë se nuk ka masa se do të veprohet në këtë drejtim.
“LDK si aspekte pozitive konsiderohet fakti se premtohet zhvillimi i procesit të vettingut në përputhje me Komisionin e Venecias se do t’i kthehet Agjencisë për ndihmë juridike falas pavarësia siç ka qenë se do të ruhet stabiliteti i pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe do të punohet në digjitalizim. Një problem që është në programin e LDK-së është se nuk ndjek një qasje të bazuar në evidencë....16;34As programi i PDK nuk i referohet strategjisë për sundimin e ligjit, mirëpo përmend se do të miratohet strategjia kundër korrupsion e cila ka munguar gjatë gjithë këtij mandati qeverisës”, theksoi ai.
Arbër Kadriu nga INPO u shpreh se prej 28 subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit vetëm 13 prej tyre kanë program politik.
Lëvizja Vetëvendosje, LDK, PDK, AAK-NISMA, Koalicioni për Familje, Fjala, Koalicioni PDAK-LPB, Koalicioni Familja janë disa nga partitë politike me program politik.
“Nga analizimi i të gjitha subjekteve politike del që nga 28 subjekte politike të certifikuara vetëm 13 prej tyre kanë program politik për zgjedhjet e vitit 2025”, theksoi ai.
Raporti “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mire”, tregon se programet elektorale të partive politike për zgjedhjet e 2025-tës adresojnë çështje si transparenca, qeverisja e mirë, administrate publike dhe barazi gjinore, por shumica prej tyre nuk ofrojnë detaje për reformat.
Sipas këtij raporti shumica e partive elektorale nuk japin masa konkrete për të siguruar administratë publike të depolitizuar dhe efikase, ndërsa sa i takon barazisë gjinore përmendet në mënyrë të përgjithshme, por masa të qarta për adresimin e tyre në praktikë.
Qytetarët e Kosovës më 9 shkurt do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur legjislaturën dhe qeverinë e ardhshme.
Për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë certifikuar 28 subjekte politike me gjithsej 1280 kandidatë për deputet.