Nën masa të rrepta sigurie, në ambientet e KQZ-së kanë arritur pakot e radhës me fletvotime të cilat i takojnë procesit të votimit përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, raporton IndeksOnline.
Automjeti në të cilin ndodheshin pakot e fletvotime monitorohej nga Njësia Special e Policisë së Kosovës.
Afër tij qëndronin edhe zyrtarët e KQZ-së.
Rikujtojmë se dy ditë më parë kishin arritur pakot e para me fletvotime e ku sipas KQZ-së ishin 36.500 pako gjithsej.