​Haradinaj prezanton paketën e reformave për sektorin e gastronomisë

Aktuale

​Haradinaj prezanton paketën e reformave për sektorin e gastronomisë

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 16:56
Ramush Haradinaj

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni Kosova Fituese, Ramush Haradinaj gjatë një takimi sot me gastronomët në Shkabaj, ka prezantuar një paketë gjithëpërfshirëse të reformave në këtë sektor.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për masa konkrete që synojnë lehtësimin e barrës fiskale dhe përmirësimin e kushteve të operimit për bizneset e këtij sektori.

Haradinaj: E kam plan ta rrisë borxhin publik, të marr hua për shtet

“Unë planifikoj ta ulë çmimin e energjisë si për ekonomi, amvisëri, si për të gjithë ne që jemi në këtë vend. Pra, për bizneset… E kam plan ta rrisë borxhin publik, të marr hua për shtet. Ne e kemi 17 për qind, lavdërohemi për ditë që e kemi borxhin publik të vogël, por fuqia blerëse e njerëzve tonë është e vogël, por edhe po na ikin njerëzit. Ne e kemi 17 për qind, Shqipëria 75 për qind. 17 për qind si e kemi ne është 2 miliardë borxhi publik. Mendoj të shkojë në 5 miliardë. Të afrohet 50 përqindëshi diku. Tre miliardë e mendoj ta investojë sa më shpejtë me njëherë por në projekt kapitale. Jo në mallra, shërbime, dhe t’i rrisë rrogat me ato…E treta për ekonomi që unë mendoj ka rëndësi shumë përveç TVSH-së që të mos bëhet përpara se të shitet malli, përveç lehtësirave që do t’i bëjmë për prodhues dhe bizneseve që janë për eksport e të tjera. Ligji për investime strategjike, por që është ligj që shkruhet në kritere që jo vetëm biznesmeni, por edhe një qytetar që i ka 5 mijë apo 10 mijë euro të mund të blejë aksione, të bëhet aksionar”, u shpreh Haradinaj.

Kreu i AAK-së potencoi se do ta rikthejë për shqyrtim Ligjin për Mbrojtjen nga Zhurma, që do të sigurojnë mbrojtje më të mirë për bizneset.

Ai gjithashtu ka prezantuar planin që parasheh uljen e TVSH-së në 8% për katër vjetët e ardhshme, e cila do të shoqërohet me reduktimin e tarifave në produktet bazë dhe uljen e normave tatimore në paga dhe fitim nga 10% në 9%.

Haradinaj: Do ta rishqyrtojmë ligjin për zhurmën, të reduktohet norma tatimore në paga

“Për ta ulur TVSH-në në shitje në gastronomi në 8 për qind për katër vjet, me një afat kohor të ulet në 8 për qind pastaj të bëhet një vlerësim i gjendjes dhe të aplikohet një sistem proporcional varësisht prej dinamikave. T’i ulim tarifat në bizneset tjera që ndikojnë direkt te ju, te furnizuesit e shumtë, sidomos ato që janë prodhime vendore, biznese vendore…Është paraqitur si shqetësim i juaji çështja e ligjit për zhurma. Duhet parë mundësinë e një fleksibiliteti në këtë ligj. Duam ta rishqyrtojmë, ta rikthejmë në parlament…Të reduktohet norma tatimore në pagat e punëtorëve, tatimi në fitim. Kjo është modeste nga 10 në 9, por t’ia fillojmë ta bëjmë një diskriminim pozitiv”, u zotua Haradinaj.

Haradinaj tha se sa i përket Ligjit për Duhanin, do të merret modeli austriak, ku do të ketë pagesa të hapësirës për duhanpirje.

Haradinaj: Do ta sjellim modelin e Austrisë për Ligjin e Duhanit

“Ligji për duhanin, shpejt ne kemi shkuar para Evropës me këtë ligjin tonë, s’po iu gënjej. Ne kemi bërë ligjin më të vështirë se të gjitha vendet e tjera që janë me dhjetëra vjet ekonomik para neve. Mendoj se ka qenë pak nxitim kjo. Duam ta sjellim dikur që e ka pas Austria. Austria një kohë të gjatë ka qenë një model i mirë, tani edhe ata pak e kanë zvogëluar, e kanë shtrydhur. Por, ata e kanë pasur me hapësira që pihet duhani, hapësira që nuk pihet duhan. Por, ekziston një pagesë për hapësirën që pihet duhani dhe je i detyruar të lajmërosh ose të paralajmëroj se je duke hyrë në zonën e duhanpirjes”, tha Haradinaj.

Përveç tjerash, Haradinaj para gastronomëve u zotua edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat