Shkëlzen Hajdini, kandidat i LDK-së për deputet ka deklaruar se LDK-ja në mandatin qeverisës do t`a hap Urën e Ibrit, në koordinim me SHBA-në.
I ftuar në emisionin “Ditari”, Hajdini tha se Ura e Ibrit nuk do të hapet për zgjedhje, por për gjithë, ngase populli i Kosovës mos të ballafaqohet me probleme.
“Qasja jonë në veri të vendit është që ne do të veprojmë në koordinim me aleatët tanë, ne do të veprojmë në koordinim me SHBA-të dhe shtetet tona mike, po ashtu me NATO-n dhe KFOR-in, ne do ta hapim urën, por ne do ta hapim urën me koordinim, ne nuk do ta hapim urën vetëm për zgjedhje, por ne do ta hapim urën për jetë që mos të kemi probleme mos të ballafaqohet me probleme populli i Kosovës. Ne do t`i thërrasim të gjitha shtetet në bashkëpunim dhe do të veprojmë duke i mbajtur të gjitha shtetet mike pranë”, ka deklaruar Hajdini.
Ndryshe, Hajdini thotë se LDK-ja është njëra ndër partitë më të pakta që në këto fushata zgjedhore ka pasur programin të mirëfilltë dhe të detajuar konformw nevojave aktuale dhe konform kërkesave të qytetarëve.
“Ajo që mua më pëlqen tek Lidhja Demokratike e Kosovës është që ne jemi fokusuar në programin tonë në komunikim me qytetarin e Kosovës rreth asaj që ne ofrojmë. Ne jemi ndër partitë e pakta që në këto zgjedhje që ne kemi program të mirëfilltë të detajuar konform nevojave aktuale të cilat i ka vendi dhe konform kërkesave të qytetarëve. Pika që është pritur mirë nga qytetarët nga shumë fusha, por ajo që është pritur më së miri ka qenë krijimi i kushteve të mirëfillta për zhvillimin e një ekonomie ashtu siç meriton Kosova, pjesa e shëndetësisë, ndërtimi i spitalit të ri, fusha e drejtësisë, ekonomia, arsimi. Gjuha gjatë fushatës së LDK-së ka qenë korrekte, te disa partitë e tjera është parë një gjuhë e urrejtjes është parë jo e pranueshme kundrejt oponentëve politik”, tha ndër të tjera Hajdini.