Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj kryetarit dhe kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se Abdixhiku po tenton t’ia zhdukë farën Rugovës dhe LDK-së.
Madje, Geci u tregua i ashpër me kritikat ndaj politikës së Abdixhiku, ku ndër të tjera tha se me 11 shkurt edhe pritet të përfundojë karriera e tij, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Alieni që po tenton t’ia zhdukë farën Rugovës dhe LDK-së, do ta përfundojë karrierën më 11 shkurt!
Alieni Lumir Abdixhiku i ardhur me pjatë fluturuese së bashku me astronautin e kalitur nga strukturat antishqiptare dhe anti kosovare Isa Putinin, po përpiqet ta kthen Kosovën në tokë të panjohur duke e lavdëruar bashkëpuntorin e ekipit të pjatës fluturuese, si mjeshtër që tokën e Kosovës ta lënë pa Zot shtëpie dhe që ta shpallin Kosovën vend të alienve, e që mban laboratorin e shumadis në dorë duke ia nxjerrur ADN-në e Kosovës me rrënjë në shumadi, me laborator të ndërtuar nga Rankoviçi që Alienët kurdo që zbarkojnë ta kenë rezultatin në dorë për t’ia vu kurorën Kosovës si ‘nuse serbe’.
Por edhe tri ditë i kanë mbetur Alient Lumir që të fluturoj mbi duartrokitjet e rremë e që zbarkimi i këti alieni në trullin e Ibrahim Rugovës do të ndodhë me 11 shkurt ku rugovasit dhe kosovarët dardanë do ia pshurrin pjatën fluturuese dhe ai do mbetet hypur në gomar me gomareshën kicë dhe me gomarët kucë!