Sa janë vështirë të hetueshme vrasjet në male?

Aktuale

Sa janë vështirë të hetueshme vrasjet në male?

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Gjurmët janë ende prezente.

Të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës u gjet një veturë e djegur.

Brenda saj u panë mbetje kockore, e që pas analizave dolën të jenë eshtra të njeriut.

“Vetura me targa serbe dyshohet se kaloi përmes kësaj arruge e cila përfundoi e djegur në krye të kësaj rruge”

Tëvë1 kërkoi të dijë nga Prokuroria se a kanë arritur të identifikojnë personin që i takojnë eshtrat, mirëpo nuk dhanë një përgjigje të detajuar.

“Prokurori i shtetit ka angazhuar ekspertin Antropolog mjeko-ligjor, i cili ka konstatuar se ka mbetje të kockave të njeriut  pasi që Prokuroria Themelore në Prishtinë së bashku me njësitet përkatëse të policisë janë duke ndërmarr veprime të nevojshme hetimore. Për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit dhe natyrës së çështjes nuk mund të ofrojmë informacione më të detajuar”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

E të mërkurën u gjet i vdekur në malet e fshatit Manastirc të Ferizajt, një person që ishte raportuar i zhdukur tash e dy javë.

Policia njoftoi se rastin e cilësoi si “vrasje të rëndë”, për çka u arrestua një person ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit 48-orësh.

Por sa janë vështirë të hetueshme rastet e tilla?

Ish-shefi i hetimeve të krimeve të rënda, Refki Morina thotë se rrethanat e këtyre rasteve shkaktojnë vështirësi në punën e hetuesve policorë.

“Raste të tilla janë shpeshherë shumë vështirë të zbulohen pa ndodhë ndonjë e keqe ndaj tyre… Vështirësitë më të mëdha mund të jenë lokacioni i personit ku mund të jetë personi i zhdukur për arsye se shpeshherë vendi lokacioni, zbulueshmëria e lokacionit do të thtoë shumë për arsye sepse aty hetuesit mund të angazhojnë personel edhe shtesë të sektorëve të ndryshme të njësive K-9, njësive tjera”, shprehet Morina

Ai përmendi se jetike është edhe bashkëpunimi me qytetarë në këso rastesh nga institucionet e sigurisë, në mbledhjen e provave të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat