Shkeljet me të shpeshta që bëhen gjatë ditës së zgjedhjeve

Aktuale

Shkeljet me të shpeshta që bëhen gjatë ditës së zgjedhjeve

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Kanë mbetur edhe tri dite deri tek data 9 shkurt kur qytetarët do ti drejtohen kutive për të votuar.

E në ditën e zgjedhjeve sipas praktikave të kaluara, tentimet për shkelur ligjin nuk mungojnë.

Sipas Instituti i Demokratik të Kosovës në vitet e kaluar më se shpeshti është tentuar të dëshmohet votimi përmes fotografimit.

Si shkelje me e shpeshtë apo si fenomen ka qenë fakti i fotografimit të votës pra ka pasur mjaftë raste  kur janë nxënë duke fotografuar votën edhe pse ishte  e ndaluar dhe e kundërligjshme edhe pse kishte thirrje të vazhdueshme si nga ana e KQZ-së si nga ana e shoqërisë civile pasi vota është proces i fshehtë e asesi  të mos fotografohet në publik”, ka thënë Vullnet  Bugaqku nga KDI.

Por nuk mungojnë as shkeljet e tjera.

“Në të kaluarën rastet të cilat mund të ndodhin edhe tani janë tentimi i qytetarëve për të votuar disa herë në një qendër të votimit apo në qendra të ndryshme të votimit, poashtu ndërhyrja apo kanosja e komosionerëve apo edhe tentimi për të ushtruar presion ndaj votuesve të tjetër se si do të përcaktohen në mënyrën e votimit”, tregon ai.

Juristi Anton Nrecaj, tregon se cilat janë format e dënimit në rast se qytetarët shkelin ligjin.

“Praktika në të kalumen ka treguar se këto janë të dënueshme me gjobë  varësisht nga kualifikimi  i veprës penale dhe natyrisht janë të dënueshme me burgim. Në ditën e zgjedhjeve e para nuk është e lejuar që asnjë parti politike të bëjë fushatë që ta votoj atë parti, është e lejueshme që partitë të dalim dhe të bëjnë thirrje për votim”, thotë Ndrecaj.

E për shkeljet që bënë gjatë fushatës, partitë politike morën dënime qindra mijëra eurosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat