Pacolli: S’kemi vija të kuqe – s’shkojmë për pazare politike, por për të mbrojtur kauzën tonë

Aktuale

Pacolli: S’kemi vija të kuqe – s’shkojmë për pazare politike, por për të mbrojtur kauzën tonë

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 19:16
Selim Pacolli

Kandidati për deputet nga radhët e “Koalicionit për Familjen”, Selim Pacolli sonte në emisionin “DPT te Fidani” tha se nuk kanë asnjë mesazh për subjektet e tjera politike, por u shpreh se nuk kanë vija të kuqe.

Mirëpo, ai u shpreh se nuk bëjnë pazare politike, por duan ta mbrojnë kauzën e tyre.

“Ne nuk kemi mesazh për asnjërin subjekt politik, ata janë një pjesë në garë me neve dhe ata luftojnë për elektoratin e vet, për votat e veta dhe mbështetësit e vet, ne i kemi të gjithë vëllezër, jemi të një kombi, jemi të një etnie dhe kështu ne duhet të ecim përpara dhe nuk kemi vija të kuqe me asnjërin nga ta, ne nuk paraqesim vija të kuqe, ne jemi në garë, e fitojmë jemi në rregull edhe mund të ulemi një ditë të bashkëbisedojmë”.

“Të gjithë janë ata që e kalojnë Kodin, secili, kanë filluar ngapak të ngjyrosen me këtë çështjen e familjes. Gjema një nga këto subjekte politike që thotë “ne kemi në plan-program themelimin e Ministrisë së Familjes”. Një ma gjej nga ato që thotë “ne nuk e votojmë Kodin Civil, të gjithë e votojnë Kodin Civil”.

“Ne nuk shkojmë për pazare politike aty, ne shkojmë për të mbrojtur kauzën tonë politike dhe secili që është i interesuar dhe secili që vjen në tavolinën tonë, ne do t’ia hedhim përpara plan-programin tonë”, u shpreh tutje Pacolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat