​Haradinaj: Ne duhet të fitojmë për me i kënaqë zemrat e shqiptarëve dhe me i plasë armiqtë

Aktuale

​Haradinaj: Ne duhet të fitojmë për me i kënaqë zemrat e shqiptarëve dhe me i plasë armiqtë

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 19:21
Foto nga tubimi

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, ka thënë se ata duhet të fitojnë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit për “me i kënaqë zemrat e shqiptarëve dhe me i plasë armiqtë”.

Sipas tij, armiqtë e Kosovës gëzohen kur fitojnë, siç tha ai, ata që bëjnë eksperimente me sigurinë dhe me aleatët.

Haradinaj: Ne duhet të fitojmë për me i kënaqë zemrat e shqiptarëve dhe me i plasë armiqtë

“Pse me fitu? Thash me i kënaq zemrat e shqiptarëve, zemrat e këtij populli, por kisha shtu edhe diçka me i plasë do, por jo në Kosovë. Besoj se kur fitojnë ata që e duan vendin dhe punojnë e mbërrijnë suksese, i plasin armiqtë tonë. Armiqtë tonë gëzohen kur ne bëjmë eksperimente me sigurinë. Armiqtë gëzohen kur ne prishemi me garantët tonë të sigurisë dhe aleatët më të mirë. Armiqtë gëzohen kur ne e mbysim ekonominë tonë dhe sipërmarrësit. Kur fitojmë ne, UÇK-ja gëzohet dhe kategoritë e lirisë gëzohen. Gëzohet çdo njeri që e dëshiron lirinë dhe shqiptarinë. Kur na shajnë ne dhe na mohojnë, e quajnë mercenarë, a e dini kush gëzohet, dushmani e armiqtë tanë. Boll më, po duam me i gëzu zemrat e UÇK-së siç i ka hije, dhe po dëshirojmë me i plasë armiqtë tanë”, tha Haradinaj në tubimin elektoral në Rahovec.

Në anën tjetër, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se në zgjedhjet e 9 shkurtit qytetarët e Kosovës duhet të vendosin mes mashtrimit që sipas tij përfaqëson partia aktuale në pushtet si dhe e vërteta që është në listën e tyre zgjedhore.

Limaj: Qytetarët e Kosovës do të vendosin mes mashtrimit dhe fjalës së vërtetë

Qytetarët e Kosovës do të vendosin mes mashtrimit dhe fjalës së vërtetë. Mashtrimi po shkon, ndërkaq e vërteta është te lista fituese. Qytetarët duhet të vendosin mes shpifjes tash e katër vite dhe së të vërtetës që do të shkojë Kosova. Zgjidhja është e lehtë, Kosova fituese”, deklaroi Limaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat