Asdren Bytyqi, kandidat për deputet në Koalicionin për Familjen ka deklaruar se shqiptimi i gjobave nga ana e PZAP-së janë të paligjshme dhe të padrejta.
Bytyqi ka thënë se ka përgatitur ankesa duke argumentuar fuqishëm, ngase sipas tij nuk mund të kufizohet liria e shprehjes në një garë demokratike.
“Ne kemi qenë të bindur nga fillimi se këto janë vendime të paligjshme dhe të pa drejta të ndikuara plotësisht nga agjendat e Organizatave joqeveritare, dylberizmi dhe tjerat të cilat promovojnë agjendat e LGBT dhe feminizmit radikal në shoqëri, ne kemi përgatitur ankesa duke argumentuar fuqishëm, unë me ekipin ligjore si avokat dhe i kemi qenë të bindur që e drejta është në anën tonë ngase nuk mund të kufizohet liria e shprehjes në një garë demokratike ku cenohet pluralizmi politik dhe ku nuk janë proporcionale masat të cilat merren ndaj neve”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në tëvë1.
Ndryshe, Bytyqi thotë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Koalicioni për Familjen do ta kalojë pragun.
“Nga të gjitha sondazhet që ne i kemi marrë nga eksponent dhe organizatat të ndryshme në realitet të cilat jo zyrtarisht kanë dhënë këto informacione për ne, por që i kanë bërë kërkesat e partive të tjera politike ne nuk ka dilemë që e kalojmë pragun, tashmë jemi duke punuar masivikisht që të forcojmë numrin e votuesve të shtojmë numrin e votuesve që pjesëmarrja jonë të jetë sa më e fuqishme në Kuvend”, ka thënë ai.