Kjo është pasuria milionëshe e biznesmenit Bekim Brestovci, u fejua para pak kohësh me Angelinën

Aktuale

Kjo është pasuria milionëshe e biznesmenit Bekim Brestovci, u fejua para pak kohësh me Angelinën

Nga: H.O. Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 22:30
Bekim Brestovci/ Angelina Shala

Bekim Brestovci është drejtor i shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës. Ai mori këtë pozitë vetëm një vit më parë.

Përveҫ kësaj, Brestovci njihet edhe për bizneset e shumta në Kosovë dhe Gjermani.

Duke qenë në këtë pozitë punë, Brestovci ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Te pasuria e paluajtshme ai ka deklaruar se posedon 3 shtëpi, 6 banesa, kafiteri, zyra, ara e pyje, të gjitha në vlerën mbi 2 milionë e 900 mijë euro, afërsisht 3 milionë euro.

Image

Ndërkaq deklaron se posedon një veturë smart në vlerën 12 mijë euro. Mbi 20 mijë euro janë aksionet e tij në tri kompani të ndryshme.

Mbi 200 mijë euro janë kursimet e tij në banka, derisa një pjesë nga to i mban në bankat në Gjermani.

Image
Të ardhurat mujore të tij, nga paga në komunë, kompanitë dhe qiramarrjet janë rreth 15 mijë euro.
Image

Këtë pasuri në total biznismeni Brestovci e ka deklaruar të gjithën në emër të tij.

Ndërkaq kujtojmë se, sa i përket jetës private, ai pak kohë më parë bëri të ditur se është fejuar me këngëtaren Angelina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat