Abdixhiku: Populli nuk gaboi në vitin 2021, ne kemi gabu

Aktuale

Abdixhiku: Populli nuk gaboi në vitin 2021, ne kemi gabu

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 22:50
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se fajin për humbje në zgjedhjet e 2021, nuk është te qytetarët.

Në Rubikon, ai tha se populli nuk gabon, por gabojnë partitë.

“Irritohem nga pak kur dëgjoj bashkëpunëtorët e mi që thonë se populli ka gabuar më 2021. Populli nuk gabon. Ne kemi gabuar. Të jemi të sinqertë me veten, populli nuk gabon. Mund të vihen në lajthitje nga ndonjë frymë populiste, por fillimisht duhet të rregullosh veten. Nuk bën ta ofendojmë popullin ashtu. Populli kthehet sepse ti ke ndryshu, je reformu, ke avancu, nuk ke bë gabime, ke ofru program, ke fol për të ardhmen, ke marr dënimin me dinjitet, nuk e ke vajtu. Prandaj, unë nuk pretendoj të kthehem në politikën e vjetër, sado që kanë pasur suksese të mëdha”.

Populli i Kosovës ka kërkuar ndryshim, por fatkeqësia është se ndryshimi i ardhur është ndryshim për së keqi. A ka pas kërkesë për ndryshim nga populli i Kosovës? Ka pasur vazhdimisht. Nuk mund të themi që s’kemi bërë gabime edhe ne si parti politike, por kur i vendosim në peshore, LDK është shumë më e pasur me suksese sesa me gabime”, u shpreh kreu i LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat