Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj disa mediave dhe gazetarëve që po e sulmojnë kryeministrin Kurti në prag të zgjedhjeve parlametare, me akuza nga më të ndryshmet.
Gashi përmes një postimi në Facebook u shpreh se janë në gjendje të thonë gënjeshtra aq të ulëta dhe të poshtra, të ngjashme me ato të Serbisë, vetëm që ta pengojnë fitoren e Kurtit dhe LVV-së, përcjell “Bota sot”.
Mirëpo, avokati tha se kjo “Lëvizje nuk do të vdesë kurrë sa të ketë shqiptarë në këtë botë e në ballë të së cilës është kryetari i saj ALBIN KURTI - KRYEMINISTRI I QEVERISË KURTI 3”.
Shkrimi i plotë
Çudi çudi e pak edhe poshtërsi!
Çudi me disa media të Kosovës, dojnë me vdek para kohe në tentativë me ndal fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Këta bëjnë gënjeshtra aq të ulëta aq të mjera e aq të poshtra e 100% të njëjta siç i bënë Serbia kundër Albin Kurtit, e shpeshherë edhe më të ashpra se vetë Vuçiqi i cili pajtohet dhe nuk i pengon aspak që të gjitha partitë të fitojnë zgjedhjet e 9 shkurtit, përveç Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Këta të mjerë në shumë raste thirren në "kreativitetin" e një mashtruesi e manipuluesi ordiner që mburrjen kryesore të veten e ka se babën gjatë luftës, thuhet se ia ka mbajt UÇK-ja në bunar për të cilin rast ai vet me "kreativitet" të paparë kishte shkruar shumë rëndë e shumë keq për Shtabin e UÇK-së në Likoc sa që ky shkrim ka gjasa që të jetë provë në Gjykatën Speciale në Hagë në gjykimin e padrejtë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, Pjetër Shalës dhe të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së.
Këto media me disa të tjerë e me këtë "kreativitet" mund ta mashtrojnë veten, por nuk mund ta mashtrojnë popullin e Kosovës i cili i njeh shumë mirë këto media e disa si disa me "kreativitet" ...
E populli shqiptar për 500.000 arsye e pak edhe me inati të këtyre shpifësve e të poshtërve deri në palcë që si moto të veten e kanë të “nemnën” më të rëndë që e kemi ne si 🇦🇱 kur disa thonë se për inati të resë i dektë djali do ta votojnë numrin 118 - Lëvizjen VETEVENDOSJE!
E cila Lëvizje nuk do të vdesë kurrë sa të ketë shqiptarë në këtë botë e në ballë të së cilës është kryetari i saj ALBIN KURTI - KRYEMINISTRI I QEVERISË KURTI 3