Beqiri: Osmani, akualisht e vetmja shpresë e mbajtjes së raporteve me ShBA-në

Aktuale

Beqiri: Osmani, akualisht e vetmja shpresë e mbajtjes së raporteve me ShBA-në

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 23:56
Ismet Beqiri

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk shihet si aleat nga SHBA.

Ismet Beqiri ka thënë se Kurti nuk mund të shkojë në SHBA duke fyer zyrtarët e këtij shteti.

Ai në “InfoNata” ka thënë Kurti Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë mund ta sheh vetëm në ëndërr.

Beqiri ka thënë se shpresa e vetme për ruajtjen e raporteve me SHBA-në është presidentja Vjosa Osmani.

“Z.Kurti, kuptohet Zyrën Ovale se ka pa asnjëherë, sepse s’mundet me pa një njeri që fyen zyrtaret e shtetit vazhdimisht dhe me pa ëndrra që hynë brenda. Nuk është aty siç themi ne në Prishtinë “Hani i Diliti” me hy e me dal kushdo. Në rasti konkret znj.Osmani, vetëm vizita ne Departamentin e Shtetit tregon, është e vetmja aktualisht shpresë e mbajtjes së këtyre kontakteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse z.Kurti për ta nuk ekziston, ai është kryeministër i vendit po në këto relacione nuk e shohin ata. Se ka pa as administrata Biden. SHBA bashkëpunon me gjithë ata që i fitojnë zgjedhjet, por kjo nuk do të thotë se i përkrahin këto budallaki që i bëjnë. Këto katër vitet kanë qenë më të vobekta në raport me ndërkombëtarët”, ka thënë Beqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat