Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbaj mbledhjen e radhës, ku pritet të diskutohen përgatitjet për ditën e zgjedhjeve 9 shkurt 2025.
Poashtu në rend dite janë edhe:
Shqyrtimi dhe miratimi i listë së zyrtarëve të MPJD-së për angazhim në Përfaqësi Diplomatike në ditën e zgjedhjeve,
shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimit të anëtareve të KVV-ve,
shqyrtimi dhe miratimi i numrit të KVEL-ve dhe shqyrtimi dhe miratimi i planit operacional për ditën e zgjedhjeve.