“Për studentin që ia shkulën kaçurrelat policët serbë”, Çun Lajçi “trondit” opozitarët- rendit arsyet pse duhet të votohet Albin Kurti

Aktuale

“Për studentin që ia shkulën kaçurrelat policët serbë”, Çun Lajçi “trondit” opozitarët- rendit arsyet pse duhet të votohet Albin Kurti

Nga: N.E Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 09:26
Aktori Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi, ka renditur arsyet pse do të duhet të votohet Albin Kurti.

Sipas tij, ai ka bërë atë që tri partitë e tjera nuk e kanë bërë për 20 vjet, ai nuk e ka falur Çakorrin as Kullën, siç e bënë ata që rrahën gjoks për atdhetarizëm, i ka hequr rojet e urës së Car Llazarit, ka ndaluar dinarin, ka larguar targat ilegale, ka mbyllur postat dhe zyret serbe.

“Edhe sot po shkruaj për studentin që ia shkulën kaçurrelat policët serbë duke e tërhequr zvarrë, dhe po i qëndis fjalët:

– "Ti e bëre atë që tri partitë e tjera s’e bënë për 20 vjet!"

– "Ti nuk e fale Çakorrin as Kullën, siç e bënë ata që rrahën gjoks për atdhetarizëm!"

– "Ti i hoqe rojet e urës së Car Llazarit, që i rrihnin shqiptarët natën e ditën kur kalonin andej Ibrit!"

– "Ti e ndalove dinarin, i hoqe targat ilegale, i mbylle postat dhe zyrat serbe, i ndalove zgjedhjet dhe referendumin serb në Kosovë dhe i durove të gjitha mallkimet, sharjet dhe kërcënimet që të erdhën nga ne dhe nga Evropa!"

Atëherë, pse të mos të votoj ty, o lum Albini! Pse t’i ndërpresim planet zhvillimore për Dardaninë e arianitëve? Fushëbetejë dikur dhe fushëbetejë sot, për të qenë të lirë e të pavarur në trojet dardane”, ka shkruar Lajçi.

Shkrimi i plotë:

Atëherë, pse të mos të votoj ty, o lum Albini?

Edhe sot, vetëm edhe sot po i qëndis shkronjat me grep, si nusja mestet e burrit. Edhe sot po e mbështes Albinin, (edhe pse s’jam patronazhist i askujt mbi këtë dhe), por ai po mbetet i vetmi që, për katër vite, nuk rreshti së pastruari veriun nga bandat, kriminelët dhe vrasësit e paguar nga Beogradi.

Edhe sot po shkruaj, sepse po bëj seri me të gjithë ata që u ngritën kundër tij, e mbi të gjitha me emsarin Grenell, të cilit nuk ia lejon demokracia amerikane të ndërhyjë kaq haptas në zgjedhjet demokratike të një shteti tjetër.

– I kam kuptuar emisarët rusë, që përmes Beogradit i ndërsenin gazetarët shqiptarë të shkruanin kundër qeverisë së vet dhe kundër kryeministrit të vet, duke hapur kuletën e rublave, sepse bota sllave e ka ëndërr shekullore të kapet dorë për dore me Malin e Zi, në Kishën e Deçanit. Por që të bëjë fushatë pro-serbe emisari Grenell, këtë s’e kam pritur, edhe pse ai u dekorua nga Vuçiqi me “Orden” dhe u pagua për 4 vite që të lobonte për botën serbe!

Unë jam një artist i vogël, krahasuar me ata artistët e njohur amerikanë që lobuan me para, shkruan, folën dhe kënduan për një vit në fushatë për zotin Trump. Dhe asnjëherë nuk i ofendoi populli që ishte me demokratët e Harrisit, siç më ofendojnë mua këta që vdesin për dy partitë e tjera. Por ja që po më realizohen fjalët e artistit pejan Istref Begolli, i cili thoshte: “Provinca brina nuk ka, por ka ‘sifate’ të mbrapshta!”

Edhe sot po shkruaj për studentin që ia shkulën kaçurrelat policët serbë duke e tërhequr zvarrë, dhe po i qëndis fjalët:

– "Ti e bëre atë që tri partitë e tjera s’e bënë për 20 vjet!"

– "Ti nuk e fale Çakorrin as Kullën, siç e bënë ata që rrahën gjoks për atdhetarizëm!"

– "Ti i hoqe rojet e urës së Car Llazarit, që i rrihnin shqiptarët natën e ditën kur kalonin andej Ibrit!"

– "Ti e ndalove dinarin, i hoqe targat ilegale, i mbylle postat dhe zyrat serbe, i ndalove zgjedhjet dhe referendumin serb në Kosovë dhe i durove të gjitha mallkimet, sharjet dhe kërcënimet që të erdhën nga ne dhe nga Evropa!"

Atëherë, pse të mos të votoj ty, o lum Albini! Pse t’i ndërpresim planet zhvillimore për Dardaninë e arianitëve? Fushëbetejë dikur dhe fushëbetejë sot, për të qenë të lirë e të pavarur në trojet dardane.

– O Zot, na fal që e duam Amerikën më shumë se amerikanët, e Kosovën e varim në yjet e flamurit amerikan, dhe prapë nuk i besojnë Albinit, por Vuçiqit, zëdhënësit të Sllobodanit!

– Tony Blair, Angli, faleminderit që e pate bind Amerikën për bombardimet, se ajo edhe atëherë i besonte më shumë Sllobës sesa Ibrahimit!

Urime Albin Kurti, po ta uroj fitoren sot, se që nga nesër unë do të hesht! Nuk do të shkruaj më për ty, sepse jam i vjetër për të duruar sharjet dhe kërcënimet!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat