Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj shkoi për ngushëllime te familja Dedushaj, me rastin e vdekjes së profesorit, Isuf Dedushaj.
Haradinaj, familjes Dedushaj i dhuroi medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, post mortem, për kontributin e jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare të profesorit të ndjerë.
E në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se profesori la gjurmë në sferën e dijes dhe shkenfës, duke shtuar se do të mbahet mend për shumë kohë për humanizmin e tij.
“Në ngushëllime te familja Dedushaj, shprehëm pikëllimin tonë për shkuarjen e parakohshme në amshim të Profesor Isuf Dedushaj. Ai ka lënë gjurmë në sferën e dijes e shkencës dhe do të mbahet për shumë kohë për humanizmin e tij”, shkroi ai.