Viza pune në Gjermani, gazetari i medias gjermane jep shpjegim shtesë: Nuk janë ndërprerë, por...

Aktuale

Viza pune në Gjermani, gazetari i medias gjermane jep shpjegim shtesë: Nuk janë ndërprerë, por...

Nga: N.E Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Punëtorët nga Kosova që dëshirojnë të punojnë në Gjermani përmes Rregullores për Ballkanin Perëndimor nuk do të mund të aplikojnë më për viza pune gjatë vitit 2025, pasi kontingjenti vjetor i termineve është plotësuar për më pak se një muaj.

Lajmi është konfirmuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dhe Agjencia për Punë në Gjermani, e cila ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare se nuk do të ketë më termine të reja deri në vitin 2026.

Gazetari shqiptar në Gjermani, Bahri Cani, ka dhënë shpjegim shtesë duke thënë se nuk janë ndërprerë të gjitha termine për viza pune, por është plotësuar kuota për vitin 2015.

Sipas tij, kërkesat e pranuara më parë në Arbeitsagentur do të përpunohen gradualisht

“Shpjegim shtesë...

Në ambasadën gjermane në Kosovë nuk janë ndëprerë të gjitha termine për viza pune, por është plotësuar kuota për vitin 2025 e kërkesave për "Vorabzustimmung" (paramiratim apo parapëlqim) në Agjencinë për Punë. Kërkesat e pranuara më parë në Arbeitsagentur do të përpunohen gradualisht, e ata që marrin përgjigje pozitive më pas mund të krëkojnë termin në ambasadë për vizë pune. Agjencia për Punë nuk do të pranojë kërkesa të reja për Voarbzustimmung për shtetasit e Kosovës gjatë vitit 2025. Kërkesat e reja do të pranohen në vitin 2026, thuhet në informimin e Agjencisë. Këto janë kërkesat për paramiratim që paraqiten nga punëdhënësi në Gjermani, në Agjencinë për Punë. Pra edhe njëherë: Kërkesat e paraqitura më parë, gjatë vitit 2024 e deri në mbylljen e termineve, do të përpunohen gradualisht gjatë vitit 2025. Aktualisht për shtetasit e Kosovës janë duke u përpunuar kërkesat nga korriku i vitit 2024, thuhet në informimin e Agjencisë për Punë. Sa i përket kërkesave për shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës nuk ka ndryshime, ato mund të paraqiten edhe më tej.

Për të gashtë vendet që përfshihen me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor (për punëtorët pa kualifikime) janë parashikuar 50.000 viza pune. Për Kosovën është plotësuar kontigjenti vjetor i kërkesave për Vorabzustimmung, për të tjera akoma jo”, ka shkruar Cani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat