Nga “Përroi i Arushave” në Zubin Potok, Kurti fton qytetarët në takimin përmbyllës në Prishtinë

Aktuale

Nga “Përroi i Arushave” në Zubin Potok, Kurti fton qytetarët në takimin përmbyllës në Prishtinë

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 13:51
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore që do të mbahen në Prishtinë nga ora 19:00.

Ai thirrjen e ka bërë nga ura e Liqenit të Ujmanit në Zubin Potok, në vendin që siç ka thënë Kurti, njihet si “Përroi i Arushave”.

“Mirëdita e përshëndesje të gjithëve nga ura mbi Liqenin e Ujmanit këtu në Komunën e Zubin Potokut në një vend që quhet “Përroi i Arushave”.  

Ju ftojë të gjithë që sonte në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu” në orën 7 të mbrëmjes në tubimin më të madh elektoral të mbajtur ndonjëherë në Kosovën e çliruar”, ka thënë Kurti në një video në Facebook.

Video e Kurtit:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat