Osmani: Me administratën Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

Aktuale

Osmani: Me administratën Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 14:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosovës synon thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme gjatë administratës së presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Osmani pas një takimi me Brian Mast, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së ka thënë mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetët jetike për Kosovën.

“Me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani po qëndron në ShBA ku ka marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit të organizuar nga Kongresi amerikan, në të cilën ngjarje ka mbajtur edhe një fjalim.

Osmani ka zhvilluar edhe takime tjera në forume të ndryshme që janë mbajtur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat