U raportua për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, deklarohen nga ZRRE

Aktuale

U raportua për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, deklarohen nga ZRRE

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka mohuar raportimet se nga 1 prilli do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, dhe atë për 35 për qind.

Në një përgjigje për tëvë1 thuhet se çdo informacion lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike në këtë moment është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit publik.

“Dëshirojmë të sqarojmë për opinionin publik se çdo deklaratë ose informacion lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike në këtë moment është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit publik. Këto pretendime nuk kanë asnjë lidhje me të dhënat aktuale të pranuara nga operatorët e licencuar dhe nuk pasqyrojnë procesin në vazhdim të vlerësimit nga ZRRE”, thuhet në përgjije.

Tutje, thuhet se ZRRE ka pranuar aplikacionet nga operatorët e licencuar, në përputhje me kërkesat ligjore, për përshtatjet e të hyrave të lejuara maksimale.

“Këto aplikacione janë aktualisht në proces të vlerësimit nga ZRRE, dhe pas përfundimit të këtij procesi, ZRRE do të publikojë raportin konsultativ, i cili do të ndahet me publikun për shqyrtim dhe komente”, është thënë më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat