Shuhet zjarri shuhet në objektin në Prishtinë, rruga ‘Migjeni’ mbetet e mbyllur

Aktuale

Shuhet zjarri shuhet në objektin në Prishtinë, rruga ‘Migjeni’ mbetet e mbyllur

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 17:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka mbyllur rrugën ‘Migjeni’, për shkak të zjarrit që kaploi kulmin e një objekti në këtë rrugë.

Fillimisht zjarri dukej në përmasa të vogla, më pas u zgjerua por zjarrfikësit kanë arritur ta vënë nën kontroll. Aktualisht zjarrfikësit vetëm po qëndrojnë aty, megjithatë rruga mbetet e mbyllur për automjetet.

Kështu raporton ekipi i KP, që është në vendin e ngjarjes. Aty kanë dal zjarrfikësit me katër automjete dhe policia e cila ka krijuar një perimetër të sigurisë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë se, sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë.

Sipas saj, në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin.

Objekti në fjalë është në lagjen “Qafa”, konkretisht në objektin e Kino ABC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat