Jemi në prag të përfundimit të fushatës zgjedhore, ku vetëm edhe dy ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Edhe sot, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri Albin Kurti, ka vazhduar me fushatën e tij, ku në Prishtinë ka takuar shkrimtarin dhe aktorin e njohur shqiptar, Çun Lajçi.
Ai ka ndarë një video nga ky takim, teksa dëgjohej edhe mesazhi i fortë i Lajçit, ku thoshte:
“Ne këtu s’kemi detyrë tjetër, pos me të mbështet, me të votu, me ardhë pas teje. E jotja është me punu për shtet, e jo për individ", transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Çun Lajçin e takova në plato të Kurrizit të Prishtinës. Fjalët e tij përçojnë përgjegjësi për secilin që e do dhe punon për kombin e shtetin.
Referendumi ndodh të dielën, me 9 shkurt.