Trepçë, të hyrat nga qiratë janë rritur për kaq për qind

Aktuale

Trepçë, të hyrat nga qiratë janë rritur për kaq për qind

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Nga muaji gusht 2024 deri në janar 2025, të hyrat nga qiratë e pronave të Trepçës janë rritur me 55.2 për qind.

Sipas kompanisë Trepça, kjo arritje është rezultat i punës dhe përkushtimit të stafit të ndërmarrjes, si dhe besimit të operatorëve ekonomikë privatë.

“Gjatë kësaj periudhe, kemi rritur transparencën mbi pronat e Trepçës, duke krijuar një ambient më të hapur dhe të drejtë për të gjithë.

Ne po vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme edhe për minatorët tanë, të cilët janë zemra e Trepçës”, njofton kompania Trepça.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat