Albin Kurti: Me LVV-në edhe lëvizim pa viza në Evropë edhe nuk lëvizë kufiri në veri

Aktuale

Albin Kurti: Me LVV-në edhe lëvizim pa viza në Evropë edhe nuk lëvizë kufiri në veri

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 20:40 Përditësuar në ora: 22:03 më 07.02.2025
Pamje nga tubimi

Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qeveria e tij “kurrë nuk i ka rrezikuar raportet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian”.

Sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie më të gjera e më përmbajtjesorë.

“Qeveria jonë kurrë nuk i ka rrezikuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian, përkundrazi, kurrë nuk ka pasur marrëdhënieve më të gjera, më të thella, më përmbajtjesore më cilësore me aleatët, partnerët, miqtë tanë ndërkombëtarë nga perëndimi, sesa me qeverinë tonë”, tha Kurti.

Në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti tha se zgjedhjet e 9 shkurtit “janë “referendum historik”.

Ai përmendi zotimet për katër vitet e ardhshme, përfshirë investimet që sipas tij do të bëhen në ushtri, prodhimtari e ndërmarrësi.

“1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë, mbështetje për investime në kapacitete prodhuese përmes garantimit të kredive për investitorët, sepse duhet të prodhojmë më shumë që të punësojmë më shumë, ti ulim importet e t’i zëvendësojmë ato, ta rrisim ekonominë”, tha Kurti.

“Mbledhjen e tatimit mbi vlerën e shtuar për mallrat që hynë në kufi do ta zhvendosim nga kufiri në brendi të vendit. Në muajt e parë të qeverisë së re gjithashtu do ta heqim edhe taksën doganore prej 10% për veturat nga BE”, shtoi Kurti.

Ai tha se Kosovën do ta bëjnë më valutë dixhitale.

“Transport publik i integruar, urban dhe ndërurban, me biletë unike 10 euro në muaj. 1 miliard euro për ushtrinë e Kosovës”, tha ai.

Kurti, ndër të tjera, tha se do ta rrisin numri ne çerdheve siç dhe përmendi 100 euro shtesë mbi pensionin bazë për të gjithë gjyshërit që kujdesen për fëmijët.

Ai tha se paga minimale do të rritet në 500 euro gjatë mandatit të ardhshëm.

Kurti përmendi edhe Fondin e sigurimeve shoqërore, siç tha ai, për mbulim të pagesës për pushim të lehonisë, prindëror dhe në rast të humbjes së vendit të punës.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit dhe kandidati për deputet, Glauk Konjufca tha se qeverisja e Kurtit është më e mira që ka pasur Kosova.

“I kemi rritur pagat, pensionet, bursat, ekonominë, buxhetin, vetëm opozitën nuk kemi mundur ta rrisim”, tha ai.

“Duhet të dalim të gjithë pasnesër, duhet të dalim secili sepse krejt arritjet shumë të rëndësishme, prej shtesat për fëmijë e për nënat lehona e deri të ndërhyrja e suksesshme në veri, e sovraniteti ynë, janë në fije të penit, në fije të penit janë nëse nuk dalim secili prej nesh pasnesër dhe me mbështetë LVV-në, numrin 118 dhe me bo kryeministër Albin Kurtin për herë të tretë”, tha Konjufca.

Kurti: Oligarku më i madh në Kosovë po e mban opozitën me qira

Sot, më 7 shkurt 2025, në Prishtinë u mbajt një tubim elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Kurti ka shprehur mendimin e tij për situatën politike në Kosovë.

Ai ka theksuar se opozita po menaxhohet si një "veturë me qira".

"Oligarku më i madh në Kosovë ka disa muaj që e ka marrë opozitën me qira, si për shembull një veturë me qira, të hënën në mëngjes duhet me e kthyer n'parking, n'opozitë.", ka thënë Kurti.

Kurti: Serbia po na vëzhgon me dylbi

Vetëvendosja ka mbajtur tubimin përmbyllës në Prishtinë.

Në kuadër të tij, kryetari Albin Kurti ka përsëritur premtimet dhe ka kërkuar që në mbrëmjen e 9 shkurtit VV të numërojë 500 mijë vota. Ai ka treguar edhe pse i duhen këto vota.

“Të ju them të drejtën – unë veç një hall e kam. Në krejt këtë situatë – veç një hall e kam. Ju mendoni se kam shumë halle, por veç një hall e kam. Halli i vetëm që kam është që me krejt çka di e mundem, me krejt përvojën që e kam edhe informacionin që e marr, a do të mundem me ju ndihmu për krejt çka keni drejt, ju takon, e meritoni dhe keni nevojë. Veç këtë hall e kam. Prandaj, për shkak se e kam vetëm një hall edhe po ju lus që 500 mijë vota t’i kemi mbrëmjen e 9 shkurtit. A e dini pse na duhen 500 mijë vota? Sepse ndërkombëtarët po na kshyrin me llupë. Serbia po na vëzhgon me dylbi e ne do ta shohim veten në pasqyrë”, tha Kurti.

Albin Kurti: Me LVV-në edhe lëvizim pa viza në Evropë edhe nuk lëvizë kufiri në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherit kandidat për një mandat tjetër në tubimin përmbyllës të LVV-së ka deklaruar  se gjatë mandatit katër vjeçar për herë të parë Republika e Kosovës u bë shtet solidar.

Sipas Kurtit, 9 shkurti është datë e referendumit në Republikë për Republikë.

“Zgjedhjet e 9 shkurtit janë referendum historik. 9 shkurti është datë e referendumit në Republikë për Republikë – cep më cep. E pikërisht me numrin 118 është që është përgjigja për në referendum mundësohen zgjedhjet edhe të rregullta edhe të zakonshme në vitin 2029. 9 shkurti i 2025-tës është referendum për katër vitet që shkuan. Në këtë mandat katërvjeçar për herë të parë Republika e Kosovës u bë shtet solidar që përkujdeset për të gjithë, pavarësisht nga vijnë njerëzit e ku jetojnë qytetarët…”, deklaroi Kurti.

Ndërkohë, duke folur për qeverisjen katër vjeçare Kurti tha se me LVV-në qytetarët lëvizin pa viza në Evropë, duke përmendur që kufiri në veri nuk lëviz.

“Ne ecim përpara me vetëbesim që thotë se ardhmja nuk është një stacion që na pret, por e ardhmja është një hapësirë që e krijojmë dhe një kohë që e fitojmë. Me neve edhe lëvizim pa viza në Evropë edhe nuk lëvizë kufiri në veri. Pra, me neve qeveria – qe veriu”, tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat