​Bedri Hamza: Rahovecin do ta lidhim me autostradë

Aktuale

​Bedri Hamza: Rahovecin do ta lidhim me autostradë

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 20:54
​Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit dhe i ka vizituar disa biznese në këtë qytet.

Hamza ka thënë se pa e përkrah ekonominë, shteti nuk zhvillohet.

Hamza: Do t’i rrisim subvencionet

“Një degë e rëndësishme e ekonomisë është edhe bujqësia dhe agrobiznesi. Kështu, ato që i kemi thënë dhe që e keni dëgjuar prej nesh, i qëndrojmë prapa. E di që duhet t’i rrisim subvencionet edhe për bujqësinë, edhe për vreshtarinë, edhe për sistemet e ujitjes, edhe për sistemin e serrave, edhe për agro-turizmin, si dhe t’ua lehtësojmë juve në Rahovec, pasi keni mbetur pak si larg autostradës”, ka thënë ai.

Hamza tha se nën qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës, buxheti për barna do të dyfishohet.

Hamza: 150 milionë euro çdo vit për barna esenciale

“150 milionë euro çdo vit për barna esenciale për të sëmurët me sëmundje kronike, sëmundje të kancerit dhe për të moshuarit... Sonte nuk është rastësi që jemi në natën e parafundit para zgjedhjeve në Rahovec, në mesin e njerëzve të mirë dhe punëtorë, për t’ju premtuar që po, Rahovecin do ta përkrahim, do të ketë qasje dhe do të lidhet me autostradën. Për këtë ju garantoj me komplet jetën dhe kontributin tim. Sistemet e ujitjes, përkrahja dhe rritja e subvencioneve për vreshtarët, agro-turizmi dhe Rahoveci do t’i ketë dyert e hapura për investime nën qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat