Koalicioni për Familjen ka mbajtur takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit në të cilin u tha se ky koalicion nuk do të lejojë “të kalojnë ligje që cenojnë familjen”.
Eman Rrahmani nga ky koalicion tha se të gjitha subjektet politike po merren nëse do ta kalojë pragun ky koalicion, sepse sipas tij “kanë hallin për ta kaluar Kodin Civil”.
Rrahmani: Nuk do të lejojmë ligje që e cenojnë familjen
“Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që në vendin tonë, në kuvendin e republikës, në kuvendin e popullit të vijnë ligje që cenojnë familjen. Ne i kemi rrugët e kjarta, ne jemi për martesa mes burrit dhe gruas, ata janë për martesa të burrave me burra dhe grave me grave…Ne nuk do të rreshtohemi asnjëherë në asnjë moment ndaj atyre qe gratë tona mendojnë t’i kthejnë në skllave, t’i lëshojnë me qira për të lindur fëmijët e atyre që hezitojnë që linjat e trupit t’i prishin…Ata që kanë provuar ta denigrojnë dinjitetin e gruas do të ndëshkohen nga vetë qytetarët, nga vetë gratë dhe nënat që nuk pranojnë tu nënshtrohen agjendave të tilla…Ata provuan që fëmijëve tonë në shkolla tu mësojnë për edukimin seksual sepse thanë ‘fëmijët tonë nuk i dinnë këto gjëra e prindërit tanë duhet të merren edhe me këyë pjesë. Mirëpo, ata përmes kësaj dëshironin që fëmijët tonë t’i ngacmonin seksualisht. Ata përmes doracakut provuan që tu tregojnë përvojat e tyre nxënësve para klasës dhe t’i marrin si shembuj duke u treguar gjëra të tilla”, tha Rrahmani.
Ai bëri thirrje për mobilizim në mënyrë që, sipas tij, ligjet e tilla që cenojnë familjen “as mos të kenë guxim t’i afrojnë tek Kuvendi”.
Rrahmani: Na duhet mobilizim
“Na duhet mobilizim dhe angazhim i secilit këtu dhe deri me 9 shkurt që të angazhohemi që këto ligje mos të kenë guxim as mos të provojnë t’i afrojnë afër kuvendit dhe qytetarëve tanë…Në njërën anë na thonë që koalicioni për familje nuk e kalon pragun, në anën tjetër, të gjitha subjektet politike kanë harruar miqësinë mes vete dhe merren me koalicione për familje. Çfarë halli e kanë? E kanë hallin ta kalojnë Kodin Civil. Të lejojnë të martojnë burra me burra dhe gra me gra. Ajo i ka bashkuar secilin subjekt politik dhe ajo do të bashkojë prapë edhe në vitin e ardhshëm”, u shpreh Rrahmani.
Kandidati për deputet nga ky koalicion, Ferid Agani tha se për ta nuk është asgjë më e rëndësishme se mirëqenie e fëmijëve dhe rinisë.
Agani: Kosova i tha “Jo” rrënimit të familjes tradicionale shqiptare
“Kosova i tha ‘Jo’ rrënimit të familjes tradicionale shqiptare. Kosova i tha ‘Po’ rrugëtimit euroatlantik të shtetit dhe shoqërisë tonë mbi vlerat e traditës sonë mijëvjeçare, kombëtare, fetare të shtrira njëra me tjetrën si shpirti në trupin e njeriut. Në tubimet e shumta anë e kënd vendit u vërtetua edhe njëherë mbështetja e respektimit të plotë të dispozitave ligjore qe sigurojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve të moshës së rritur në shtetin tonë të garantuara edhe në kushtetutën e vendit. Por duke siguruar barazinë e çdo qytetari në realizimin e këtyre lirive të drejtave dhe duke siguruar gjithmonë supremacinë e lirive dhe të drejtave të fëmijëve mbi to. Për koalicionin tonë asgjë nuk është më e rëndësishme si mirëqenie e fëmijëve dhe rinisë tonë krahas përkujdesit shteteor e familjar për gjyshërit dhe gjyshet tona”, tha Agani.