Kryetari i NISMA-s dhe kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një tubim me të rinjtë në Malishevë, ku ka deklaruar se rinia po i bashkohet vizionit të këtij koalicioni si asnjëherë më parë
“Festë, atmosferë, entuziazëm dhe shpresë për Kosovën sot nga rinia e Malishevës!” – ka shkruar Limaj në një postim në rrjetet sociale.
Ai ka theksuar se të rinjtë po angazhohen për “energji pozitive, kushte më të mira në arsim, shëndetësi me standarde evropiane, art e sport, për një shtet që siguron të ardhmen e tyre të sigurt”.
Limaj ka bërë thirrje për mbështetje ndaj Koalicionit për Kosovën Fituese me numrin 137, duke theksuar se vetëm ky koalicion garanton ndryshimin. “Kjo siguri është vetëm tek Koalicioni për Kosovën Fituese 137”, ka shtuar ai.
Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e të rinjve nga e gjithë Kosova, duke i falënderuar për besimin e tyre ndaj Koalicionit për "Kosovën Fituese, veç VEPRA”.