Siguria para zgjedhjeve në veri – Elshani thotë se janë marrë masat e sigurisë

Aktuale

Siguria para zgjedhjeve në veri – Elshani thotë se janë marrë masat e sigurisë

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 23:45
Veton Elshani

Vigjilenca është rritur, kështu vëzhgojnë çdo lëvizje.

Janë zyrtarët policorë të drejtorisë rajonale të Policisë, Mitrovicë e veriut, që përkujdesen për sigurinë.

E ngjashëm bëhet në katër komunat veriore, edhe këtu tek ura e Ibrit.

Kjo pasi që plani operativ i policisë së Kosovës është bërë tashmë për ditën e zgjedhjeve Parlamentare të 9-shkurtit, kështu thotë zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.

“Po ne planifikimet i kemi bërë më herët në momentin që kemi fillu me i pranu urdhrat dhe vendimet nga drejtoria e përgjithshme e policisë, është punu me një plan në tërë Kosovën në përgjithësi mandej në veçanti për veriun. Deri tani janë caktuar pikat e votimt nga KQZ-ja ne i monitorojmë ato dhe gjatë gjithë kohës jemi të përgatitur që në rast se ka nevojë për me ndërhy dicka, ne ta bëjmë të njejtën. Situata është e qetë”, tha Elshani.

E njohësi i sigurisë, Avni Islami nuk pret se mund të ketë tensione, sipas tij, siguria do të mbetet e qetë në ditën e zgjedhjeve por edhe pas tyre.

Pavarësisht që para dy ditësh Lista Serbe, përfaqësues të saj sulmuan një përfaqësues të partisë së Jabllanoviqit kjo tregon se në Kosovë pra influenca e Serbisë, e ka humbur fuqinë e vet sepse Lista Serbe është krijesë artificiale e Vuciqit e cila punon për interesa të Vuciqit. Lista serbe e ka humbur fuqinë brenda territorit të Kosovës, gjendja e sigurisë do të jetë e qetë”, tha Islami.

Patrullime të premten në veri kishte edhe nga pjesëtarë të KFOR-it por edhe EULEX-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat