Nga kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një postim në Facebook ku ka prezantuar një sërë projekte e zotime për zhvillimin ekonomik, infrastrukturor dhe shoqëror të vendit. Sipas tij, qeveria do të angazhohet në investime që kapin shifra miliardëshe në fusha kyçe për Kosovën.
Investime ekonomike dhe mbështetje financiare
▶︎ 1 miliard euro mbështetje për prodhimin vendor.
▶︎ Mbi 1 miliard euro për ushtrinë, duke përfshirë dronët "Made in Kosova" dhe zbatimin e programit të Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse.
▶︎ Krijimi i valutës digjitale të bazuar në blockchain.
▶︎ 500 milionë euro investime në Brezovicë, si dhe zhvillime në Bore dhe Gjeravicë.
▶︎ Mbështetje për diasporën që investon deri në 100 milionë euro në Kosovë.
Transport dhe infrastrukturë
▶︎ Programi "Anembanë" për transport publik me 10 euro biletë mujore të integruar.
▶︎ Fillimi i ndërtimit të hekurudhës Prishtinë-Durrës.
▶︎ Përfundimi i autostradave Prishtinë-Gjilan, Prizren-Tetovë dhe Dollc-Gjakovë.
▶︎ Ndërtimi i pesë rezervuarëve për ujë të pijshëm, ujitje dhe industri.
▶︎ Modernizimi i Termocentralit "Kosova B" dhe rehabilitimi i "Kosova A".
Mirëqenie sociale dhe edukim
▶︎ Programi "SuperPuna për Gratë" me pagë minimale për gjashtë muaj për punësimin e grave.
▶︎ 100 euro shtesë mbi pensionin bazik për gjyshet dhe gjyshërit që kujdesen për nipat.
▶︎ Themeli i Fondit të Sigurimeve Shoqërore për pagesën e pushimit të lehonisë.
▶︎ Programi "Mobiliteti për studentët" për mbështetje financiare të studentëve.
Zhvillime sportive dhe shëndetësore
▶︎ Ndërtimi i Stadiumit Kombëtar dhe Qendrës Akuatike me pishina olimpike.
▶︎ Ndërtimi i dy spitaleve të reja në Ferizaj dhe Mitrovicë, si dhe poliklinika të specializuara në disa komuna.
Ky plan ambicioz synon ta transformojë Kosovën në fusha kyçe, duke sjellë investime të konsiderueshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Projekti ka zgjuar interes të madh, si dhe ka hapur debate mbi mundësinë e realizimit të tij.