Gashi ‘zbulon’ të vërtetën për tubimin e VV-së, “godit” ashpër opozitën e disa media: E kuptoj Grenellin, por pse ju?

Aktuale

Gashi ‘zbulon’ të vërtetën për tubimin e VV-së, “godit” ashpër opozitën e disa media: E kuptoj Grenellin, por pse ju?

Nga: N.E Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 07:10
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, e ka quajtur madhështor tubimin përmbyllës të fushatës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se dikush e disa media që më shumë anojnë kah Serbia sesa ka Kosova po propagandojnë se kinse ka kanë mbetur shumë karrige të zbrasta.

“Po pse more burra nuk erdhët me e mbush këtë "zbraztinë "? Prej kujt e pse po frikësoheni edhe ata që ju paguajnë realitetin se ndryshojnë dot as me dioptrinë e juaj qëllimisht të shtrembëruar !

Unë e kuptoj Grenellin që thuhet se paguhet nga Serbia me 100 mijë euro në muaj, po ju pse bëni propagandë të rrejshme "pa" pagesë e në dëm të realitetit që nuk di pse kaq shumë po ju dhemb!”, ka shkruar Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat