Votimi i diasporës, këto janë aktivitetet e KQZ-së

Aktuale

Votimi i diasporës, këto janë aktivitetet e KQZ-së

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Agjenda e konferencave te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me rastin e fillimit të votimit në përfaqësitë diplomatike për Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me rastin e fillimit të votimit në përfaqësitë diplomatike për Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë, sot do të mbajë katër konferenca.

Konferenca e parë në lidhje me hapjen e vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike mbahet nga ora 08:00 e mëngjesit.

Nga ora 11:30 mbahet konferenca e dytë në lidhje me pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit të votimit.

Në 15:30 KQZ mban konferencën e tretë në lidhje me pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit të votimit.

Njëjtë do të veprojnë edhe në ora 20:00, ku mbahet konferenca e katërt dhe e fundit në lidhje me pjesëmarrjen në votime deri në orën 19:00 dhe mbyllja e vendvotimeve në disa shtete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat