Analisti Halil Geci, thotë se rinia është në Lëvizje dhe kjo është goditja që sfidon politikanët kundërshtarë.
Geci përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nga përkrahësit e Listës Guxo dhe VV ishte impresionuese, kur shqiptarët të rreshtuar pas një lideri që shpesh është kritikuar dhe sharë nga zëra të ndryshëm, si “Zena”, “Zymeri”, “Grenelli”, “Syla”, “Seferi” e të tjerë.
Por, sipas tij, megjithëse nuk i përkasin partisë së Albin Kurtit, duhet pranuar se ky mobilizim i madh, kjo energji dhe përkrahje e madhe nga të rinjtë, diaspora dhe qytetarët nga e gjithë Kosova, të bëjnë të ndihesh i fortë.
Ai thotë se do të donte një tubim të tillë për LDK-në, por skena politike është dominuar nga lidershipi i Albin Kurtit dhe lista rugoviste e Vjosa Osmanit.
Shkrimi i plotë:
Rinia në LËVIZJE: Goditja që Sfidon Politikanët Kundërshtar
Nga përkrahësit e Listës Guxo dhe VV ishte impresionuese, kur pashë shqiptarët të rreshtuar pas një lideri që shpesh është kritikuar dhe sharë nga zëra të ndryshëm, si “Zena”, “Zymeri”, “Grenelli”, “Syla”, “Seferi” e të tjerë. Megjithëse nuk i përkasin partisë së Albin Kurtit, duhet pranuar se ky mobilizim i madh, kjo energji dhe përkrahje e madhe nga të rinjtë, diaspora dhe qytetarët nga e gjithë Kosova, të bëjnë të ndihesh i fortë.
Do të dëshiroja shumë që një tubim i tillë të ndodhte edhe pas një lideri të LDK-së, një figure me vizion rugovian, që do të mishëronte vlerat e shtetformimit dhe përvojën politike të figurave si Isuf Buxhovi, Ymer Ahmeti, Fatmir Sejdiu dhe shumë të tjerë, të cilëve u ka kaluar jeta duke punuar dhe kontribuar për Kosovën.
Gjithsesi, sot skena politike në Kosovë është dominuar nga lidershipi i Albin Kurtit dhe lista rugoviste e Vjosa Osmanit, të cilët, përmes këtij mobilizimi të jashtëzakonshëm, dëshmuan se vazhdojnë të kenë mbështetje të madhe popullore. Rinia, diaspora dhe qytetarët e shumtë mbushën sheshet duke nxirë qiellin me flamuj dhe entuziazëm, duke dhënë një mesazh të qartë për të ardhmen politike të vendit.