Çun Lajçi: Urime për 500 mijë zemrat e kuqe Albin, por mos harro t‘ia dëshmosh të kundërtën atij kauboit Grenell...!

Aktuale

Çun Lajçi: Urime për 500 mijë zemrat e kuqe Albin, por mos harro t‘ia dëshmosh të kundërtën atij kauboit Grenell...!

Nga: A.SH Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 08:57
Albin Kurti

Çun Lajçi i sigurt për fitoren ka uruar Albin Kurtin.

“Tani gëzuar fitorën Albin, por mos harro t'ia dëshmosh të kundërtën atij kauboit Grenell, e ti thuash Trampit; - cili nga emisarët tu paguhet nga Vuçiq për lobim e cili shtet don të jetë Yll në flamurin Amerikan!”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

Urime për 500 mijë zemrat e kuqe Albin!

Sonte LDK-ja ime, (Jo Kjo), ajo e dikurshmja e urtakut të pa vdekshëm, Ibrahim Rugovës, po e përmbyllka fushatën, ndaj shkurt po i bie!

- Kur po i numëroheshin votat e fitorës së Biden-it, Tramp u rrebelua (si Kurti dikur kundër Thaçit), dhe urdhëroi mbështetësit e vet që ishin me qinda e qinda, që të fuëshin në Kapitol, duke mos zgjedhur mënyra. Ata thyen dritare e dyer, u kacafytën me roje e polic dhe Shtëpia e Bardhë për pak çaste u pushtua nga rrebelët e Trampit.

E mallkuen, (si Kurtin dikur), e paditën, e dërguan gjyqeve dhe kërkuan që ai kurrë më mos të kthehet në pushtet!

Por, aii u rikthye.

Lobuan pasanik, këngëtarë e artistë, dhe u bë prap President!

Populli nuk tha; - pse loboni o artistë për Trampin? Merruni me filma ju, jo me politikë (siç me thanë mua këtë muaj lobimi për Albinin), se njerëzit tonë, me shkollë e pa shkollë, kujtojnë se vetëm ata duhet ta mbështesin Liderin e tyre, kurse artistët, poetët, shkrimtarët, piktorët, duhet ti mbyllin sytë e t'presin se kend do ta bëjnë kryeministër "intelegjenca" e rrugës!

Por, çudia më e madhe ndodhi kur një kauboj që loboi për Vuçiqin (me pagë të majme kuptohet) dhe e mori "Urdhërin e flamurit" doli e tha; - Kurti është prishur me Amerikën e me Evropën, mos e votoni!

Sot që do të duhej të jetë ditë heshtjeje, e që nuk qenka, po ua përkujtoj; - Kurti është rebel si Trampi, por është i drejt dhe i guximshëm si Trampi, punon për shtetin jo për xhepin, është lot i pastër, dhe i ditur si Trampi, veç që si ka miliardat si ai e milionat si liderët që e mbajtën pushtetin për 2o vjet!

Mbrëmë kur pashë Kosovën në Sheshin e Skenderbeut, këlthita: - paska shpërthye Vellusha, dashka ta përmbytë Prishtinën!

Tani gëzuar fitorën Albin, por mos harro t'ia dëshmosh të kundërtën atij kauboit Grenell, e ti thuash Trampit; - cili nga emisarët tu paguhet nga Vuçiq për lobim e cili shtet don të jetë Yll në flamurin Amerikan!

Urime për 500 mijë zemrat e kuqe Albin!

08.02.2025

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat