Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, ka dhënë parashikimin e tij për zgjedhjet e së dielës.
Maxharraj thotë se mund të ketë ndonjë “koalicion i zorit”.
“Rezultatet zgjedhore (mund të ndodhë ndonjë koalicion i zorit). Në këto zgjedhje nuk do të ketë fitues absolut. Formimi i një koalicioni pas zgjedhor, sipas referuesve të partive është i pamundshëm.
Pra, PDK, LDK, AAK, deklaruan se nuk do të bëjnë koalicion pas zgjedhor me LVV, si fituese e zgjedhjeve, por edhe PDK, LDK dhe AAK nuk do ta kenë forcën për të formuar qeverinë e re. Për t’u zgjedhur qeveria, ndonjëra nga PDK ose LDK, apo AAK duhet t’i përbi fjalët dhe ta thyejë besën e pa bazë për koalicion me LVV. Parashikimi im: 1.LVV -48% 2.PDK-19% 3.LDK-17%”, ka shkruar Maxharraj.