Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki ka reaguar ashpër ndaj një lajmi të publikuar nga Klan Kosova, me titull “Sjellja anti-kombëtare – Edhe ‘mërgimtarët e VV-së’ ngrisin 3 gishta”.
Kraki në rrjetin sociale publikoi fakte se si është manipuluar footgrafia e publikuar nga Klan Kosova, në të cilën shfaqej një mërgimtar me “tre gishta” lart.
Profesori nga Paris, publikoi foton origjinale, ku në fakt mërgimtari ka ngritur vetëm dy gishta lart dhe jo tre.
Këtë, Kraki e cilësoi si raportim të tmerrshëm, ku tha se “Klan Kosova u shndërrua në Klan Anti Kosovë me gazetarë argatë”, raporton “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Është e tmerrshme se si Klan Kosova u shndërrua në Klan Anti Kosovë me gazetarë argatë.
Prandaj qytetarë të dashur nesër është momenti historik që t’i dalim në mbrojtje këtij vendi duke e votu numrin 118 dhe duke i blloku ata që i ndihmojnë Serbisë.