Mustafa: Nesër dita kur Kosova merr ndryshimin që i nevojitet

Aktuale

Mustafa: Nesër dita kur Kosova merr ndryshimin që i nevojitet

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 13:32
Besian Mustafa

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt e ka cilësuar si ditë që do të sjellë ndryshim për vendin.

Kështu deklaroi ai në konferencën e përditshme për media, teksa ka përmendur, sipas tij, mbështetjen që kanë marrë në tubimin elektoral në Podujevë.

“Sot, një ditë para zgjedhjeve, ju drejtohem me entuziazëm të madh e përplot emocion. Nesër është dita e zgjedhjeve. Nesër është dita kur Kosova më në fund do të marrë ndryshimin që i nevojitet. Kur shihni se çfarë po ndodh javën e fundit në çdo tubim që kemi mbajtur, veçanërisht mbrëmë në tubimin në Podujevë ku nuk shihej fundi i mbështetësve tanë, ju e kuptoni shumë thjeshtë se ndryshimi po vjen. LDK është kudo! LDK është e juaja. LDK ka lind nga populli i Kosovës dhe është kokë e këmbë e popullit”, theksoi Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës sonte mban tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat