Arben Gashi, kandidati për deputet i LDK-së, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është ankuar për të në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për deklarimet e tija në tubime ku thuhet se e ka akuzuar qeverinë për vjedhje të rezervave.
Në një postim në Facebook për këtë Gashi ka theksuar se nuk do të ndalet të flasë asnjëherë.
“Qenkan ankuar se u kam thënë një të vërtetë të madhe: hajninë dhe keqpërdorimet. Po ankohen në PZAP, por edhe aty janë refuzuar”.
“Le të harrojnë se unë do të mbyll sytë para hajnisë dhe aferave. Le të harrojnë se do t’i kaloj në heshtje. Unë nuk do të ndalem, dhe askush nuk më frikëson. Ndryshimi po vjen, është kaq afër!”
“Bëhuni pjesë e ndryshimit dhe dënojeni hajninë e keqpërdorimin me votën tuaj!”, ka thënë Gashi.