​Islami: Petkoviqi me deklaratat e tij ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë

Aktuale

​Islami: Petkoviqi me deklaratat e tij ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 13:50
Avni Islami

Njohësi i sigurisë, Avni Islami ka thënë se drejtori i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë”, Petar Petkoviq po ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë.

Pretendimi i tij se “Prishtina ka plasuar lajme të rreme” në lidhje me transportin e serbëve të zhvendosur për të votuar, siç ka shkruar ai, është përpjekje për të shitur një narrativë viktimizuese.

“Deklaratat e fundit të Petar Petkoviq, drejtorit të ashtuquajturës ‘Zyrës për Kosovë’ janë një përpjekje e hapur për të ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe për të krijuar një narrativë të rreme që synon mobilizimin politik të serbëve përmes frikës dhe manipulimit”, ka shkruar ai.

Islami ka thënë se kjo është taktikë e njohur e Beogradit që tenton të mbaj nën kontroll komunitetin serb në Kosovë.

“Pretendimi i tij se ‘Prishtina ka plasuar lajme të rreme’ në lidhje me transportin e serbëve të zhvendosur për të votuar nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje për të shitur një narrativë viktimizuese, që synon të forcojë ndikimin e Beogradit mbi zgjedhjet në Kosovë”, shtoi Islami.

Njohësi i sigurisë, Avni Islami tha se Serbia nuk ka asnjë autoritet mbi zgjedhjet në Kosovë dhe ndërhyrjet e tilla vetëm sa “minojnë përpjekjet për një përfaqësim të drejtë të serbëve që jetojnë në Kosovë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat