Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur tubimin përmbyllës në Pejë.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi nga takimi, derisa ka thënë se “Kosova foli: Po 137”.
“Po 137, foli populli fitues i Kosovës, njëzëri nga Peja e Haxhi Zekës. Po 137, se dojmë Autostradën e Dukagjinit, siguri energjetike, energji të prodhuar në vend, me çmim të lirë. Po 137, për paga mesatare mbi 1000 dhe pensione 500 euro. Po 137, që çdo i ri që nis biznes të marrë grant pa kthim, që çdo student të ketë bursë, që çdo bujk të përfitojë nga trefishimi i subvencioneve. Po 137, për mbështetje financiare të punëkërkuesve deri në punësim”, ka shkruar Haradinaj.
Ai tutje ka shkruar “Po 137, për sundimin e ligjit. Po 137, se jemi mirënjohës për të rënët për liri, për Amerikën e të gjithë aleatët që na ndihmuan në kohëra të vështira. Po 137, për antarësimin direkt në NATO, për siguri të përhershme. Po 137, për aleancën e pathyeshme me Amerikën”.