Në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të PDK-së në Prishtinë, kryetari Memli Krasniqi tha se Kosova mundet më mirë pasi kjo parti ka program konkret.
Ai e quajti kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën lider me integritet të jashtëzakonshëm.
Krasniqi tha se PDK-ja në krye me Hamzën do të ofrojë mundësi për të reja për të gjithë qytetarët dhe kërkoi mobilizim për fitoren e madhe nesër më 9 shkurt.
Përmendja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nga kryetari i PDK-së, bëri që mijëra simpatizantë të kësaj partie të ndizen në brohoritje si shenjë mbështetjeje.