Deputetët e Bundestagut gjerman nga SPD, Hartmut Ganzke dhe Anna Teresa Kavena, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjet e nesërme.
Deputetët nga SPD, përmes një letre mbështetëse për kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, i kanë uruar shumë sukses në këtë garë të rëndësishme zgjedhore.
Letra e plotë:
I nderuar z. Kryeministër Kurti, i dashur Albin,
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 Shkurtit 2025 në Kosovë, ne, si deputetë të SPD-së të Landtag-ut të Nordrhein-Ëestfalen, dëshirojmë të përcjellim urimet tona më të mira për TY, i dashur Albin, për anëtarët dhe aktivistët si dhe gjithë Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ju urojmë forcë, qëndrueshmëri dhe mbi të gjitha, shumë sukses në këtë garë të rëndësishme zgjedhore!
Katër vitet e fundit nën udhëheqjen tënde kanë qenë një periudhë ndryshimesh pozitive dhe stabiliteti për Kosovën. Me gjithë sfidat e mëdha, si të brendshme ashtu edhe të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, ju keni arritur të krijoni një politikë të fortë dhe të pavarur.
Nën qeverisjen tënde Albin, Kosova ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm në indekset ndërkombëtare. Keni bërë që Kosova të shndërrohet në një shembull për zhvillimet demokratike në një shoqëri multietnike – jo vetëm për rajonin, por edhe përtej tij.
Edhe në fushën e sigurisë së brendshme, qeveria juaj ka vendosur standarde të reja. Përmes investimeve në trajnimin dhe modernizimin e forcave të sigurisë, qytetarët e Kosovës kanë fituar sërish ndjenjën e sigurisë – një ndjenjë e paçmueshme pas përvojave të rënda historike të viteve 1998/1999.
Si socialdemokratë, qëndrojmë fuqishëm në krahun tuaj, pasi ndajmë të njëjtat vlera: demokracinë, drejtësinë sociale dhe promovimin e mundësive të barabarta. Ne e shohim Lëvizjen VETËVENDOSJE! jo vetëm si një partner politik, por edhe si një lëvizje që mishëron shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve të Kosovës.
Jemi të bindur se puna juaj e palodhur gjatë këtyre viteve do të shpërblehet dhe se Kosova do të vazhdojë me vendosmëri rrugën që ka nisur.
Me padurim presim një takim sa më të shpejtë me ty. Me përshëndetjet më të mira për Republikën e Kosovës!