Abdixhiku: Nuk ka Republikë të partive, ndryshimi është misioni jonë

Aktuale

Abdixhiku: Nuk ka Republikë të partive, ndryshimi është misioni jonë

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 19:33
Tubimi i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin përmbyllës elektoral në Prishtinë.

“Jemi mbledhur jo vetëm si pjesëtarë të një Lidhje të fortë politike, por si një shtëpi e bashkuar e njerëzve që ëndërrojnë për Republikën tonë, të ardhmen tonë, të ardhmen e një vendi që duhet të qëndrojë krenar, të qëndroj i fortë dhe prijatar. Sonte shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për Republikën tonë. Sonte shënojmë një moment definues të historisë së popullit tonë. Sonte shënojmë kryengritjen e djathtë kombëtare, si thirrje monumentale e populli të Kosovës”, ka thënë kandidati për kryeministër nga ky subjekt politik, Lumir Abdixhiku. 

Abdixhiku më tutje tha se ka gjetur idealin dhe ngushëllimin për rrugëtimin politik te qytetarët. 

“Ndryshimi dhe fitorja tashmë është mes nesh. Ju jeni ndryshimi, ju bëni fitoren. Dhe ju them, zotohem, se çfarë kemi nisur sonte këtu, do të kushtrojë fort e do të mbahet në mend gjatë, jo vetëm sonte, jo vetëm nesër, por do të kushtrojë fort e gjatë, për gjenerata të tëra që do të vijnë pas” , tha Abdixhiku.

"Nuk ka Republikë të partive, nuk ka Republikë të tekeve, nuk ka Republikë  të ngjyrave. Ka vetëm një Kosovë të vetme, një ëndërr dhe mision të vetëm. Republika jonë dhe vet ëndrra jonë, ndryshimi sot është misioni jonë", ka thënë kreu i LDK-së. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat