​LDK përmbyll fushatën me thirrje për fitore më 9 shkurt

Aktuale

​LDK përmbyll fushatën me thirrje për fitore më 9 shkurt

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 19:43
Pamje nga tubimi i LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka përmbyllur sonte fushatën zgjedhore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me thirrjen drejtuar qytetarëve që ditën e zgjedhjeve të dalin dhe të votojnë për fitoren e kësaj partie.

Kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka shprehur besimin për fitoren e partisë që ai drejton.

Abdixhiku: Jemi mbledhur rreth ëndrrës për ndryshim në vend

“Në sheshin ku historia e Kosovës do të qëllojë edhe një datë kur u kuptua qartë se LDK është ngritur sërish në këmbë. Datën kur themi se krejt Kosova është LDK. Sonte shënojmë një moment definues të historisë se popullit tonë. Duke ju parë në masë kaq të madhe them në plot bindje se po shkojmë në fitore. Do të shikojmë me mburrje në këtë 8 shkurt dhe do të kuptojnë se fitorja jonë u vulos. Po bëhemi bashkë nën dy hije, në njërën anë të shtatores së Ibrahim Rugovës, e në anën tjetër të Skënderbeut, bashkë jemi të pandashëm e të pandalshëm. Jemi mbledhur rreth ëndrrës për ndryshim në vend të thirrjes për përçarje”, tha ai.

Abdixhiku në fjalimin e tij nuk la pa kritikuar qeverisjen Kurti duke thënë se “ndjen keqardhje për nxitësit e urrejtjes.”

Abdixhiku: Për nxitësit e urrejtjes ndjej vetëm keqardhje

“Nuk do t’ua rris unë fëmijët juve i paq me jetë e me shëndet. Një shtet që i trajton fëmijët tuaj me nder e dinjitet që të punojnë, ëndërrojnë e plaken këtu në Kosovë. Për katër vjet janë lodhur me fjalë të thata e me propagandë. Jo jeta në Kosovë nuk është më e mirë se në Gjermani, jo jemi shumë larg. Thirrja për ndryshim na vjen si kushtrim i pensionistëve, familjeve që paguajnë sot faturat e shtrenjta, një pagë që mezi iu del. Nuk kishim helm për tjetrin, jemi pak për t’u ndarë e përçarë, kemi mjaft kundërshtarë të jashtëm - për nxitësit e urrejtjes ndjej vetëm keqardhje”, theksoi ai.

Lumir Abdixhiku përmendi edhe një herë premtimet që do të përmbushë me ardhjen e LDK-së në qeverisje.

Abdixhiku: Shtëpia nuk bën pa miq

“Pagat do t’i rrisin që në javën e parë, jemi një ditë larg, një javë larg për rritjen e pagave. Kemi përgjithësi për të gjithë ata në hall e shërim, që duhet të bredhin nëpër vende jashtë, duke mos i pasur kushtet në Kosovë, prandaj kemi spitalin e ri. Nga lindja te çerdhet te shkollat me mësim tërë ditorë. Shërbimet në Evropë, njerëzit në Kosovë. Duhet të kemi përgjegjësi edhe për pensionist, sportistët, artistët me ndërtesa të reja kulturore, bujqit e punëtorët, inovues e ndërmarrës për biznese që për katër vjet kanë parë këtë ndërtesë prapa jesh si ndërtesë e frikës. Plot 5 miliardë euro që transformojnë Kosovën në një shtet të ri në rajon. Ta dërgojmë shtetin tonë në familjen e madhe euroatlantike, se shtëpia nuk bën pa miq”, u shpreh Abdixhiku.

Abdixhiku u shpreh se nesër “do të shuhet lufta politike me fitoren e LDK-së.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat