Kurti për dialogun: Nuk vrapoj unë pas Vuçiçit në Beograd për të nënshkruar marrëveshjet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është i hapur për përmirësimin e dialogut me Serbinë.
Ai theksoi se vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk pranon të nënshkruajë marrëveshjet, duke u shprehur se nuk mund të vrapojë pas tij në Beograd.
"Këto janë akte edhe nga dëshpërimi se organizon më popullin dhe bën aksion terrorist, e në anën tjetër terrorizmi është dëshmi e pafuqisë, jemi të vetëdijshëm që ka 48 baza në formë patkoi kanë qenë brenda Kosovës në pranverë tani janë jashtë Kosovës, KFOR duhet të jenë me ne, KFOR ka qenë 55 mijë pas luftës, sot janë 5 mijë, pushkën duhet ta kemi tonë, Kosova duhet të ketë fabrikë municioni, ne duhet të kemi dronet tona.
Ma hiqni këtë të keqe dhe paratë i çoj në Arsim. Ça të bë unë të vrapoj nëpër Beograd për të nënshkruar marrëveshjet, nuk mund të vrapoj unë pas Vuçiçit në Beograd, s’mund ta nxjerr unë, krimineli i tyre duhet të vijë në Kosovë se ka vrarë rreshterin tonë. Na kanë vra fëmijët dhe pleqtë, në masakrat që ka bërë Serbia në Kosovë ka shumë pleq pa kokë se kanë pas plisin mbi kokë", tha Kurtipër Top Story.
Kurti për marrëdhënien me SHBA-në: Jemi miq edhe përkundër moskuptimeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për drejtuesen e emisionit Top Story, Grida Duma komentoi edhe deklaratat e Richard Grenell.
Ai tha se mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrëdhënie partneriteti duke theksuar se “jemi miq edhe përkundër moskuptimeve”.
Kurti:Kurrë s’ka qenë pasaporta e Kosovës më e fuqishme, kemi liberalizim veç zonës Shengen, kush e mori grantin më të madh amerikan, qeveria jonë, kush po blen helikoptera, sistem antitank, qeveria jonë. Çfarë më të këqija?! Është vëzhgim sipërfaqësor.
Duma: Del Richard Grenell dhe thotë mashtron Albin Kurti, nuk ka pasur moment më të keq të marrëdhënieve me administratën Biden dhe Trump.
Kurti:Nuk janë marrëdhënie të këqija politike, janë partneritet, përpara kanë qenë ose armiqësi ose servilitet, unë jam për normalitet, partneriteti është normalitet, ne jemi miq edhe përkundër moskuptimeve, kurrë nuk mund të jesh miq me dikë nëse parakushti është që të pajtohesh me gjithçka tërë kohën.
Duma: Por jo të mos flasësh. Sot nuk keni komunikim.
Kurti: Nuk është e vërtetë, po lej këto broçkulla opozitare, ata shkojnë deri në Amerikë për të luftuar qeverinë Kurti, kjo tregon sa të dobët janë dhe sa i fortë jam unë. Kurrë nuk kemi pas marrëdhënie më të mira partneriteti dhe aleance me Perëndimin se sa tani, dua të mësohen njerëzit, nuk mund ta kem qëndrimin për Republikën e Kosovës dhe për kombin shqiptar siç e ka Brukseli dhe Washingtoni, unë e kam më të avancuar.
Duma:Është i avancuar një komb i izoluar?
Kurti: Po çfarë izoluar, ku e sheh izolimin.
Duma:Nuk ke më njohje të Kosovës, e fundit ishte nga Izraeli, kur qeveriste LDK.
Kurti:Kemi më shumë mbështetje marrim nga jashtë tani.
Pse nuk e ka vizituar Hashim Thaçin në Hagë? Kurti tregon arsyen
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur gjatë mbi mandatin e tij 4 vjeçar dhe çështje të tjera.
Kurti ka treguar mes të tjerash arsyen se përse nuk e ka vizituar në Hagë Hashim Thaçi dhe të burgosurit e tjerë.
Sipas tij nuk e ka bërë sepse nuk pranon që të ‘legjitimojë’ Gjykatën Speciale.
“Kam pasur ndërmend të shkoj, por nuk kam mendim aspak pozitiv për Gjykatën Speciale siç ka pasur Thaçi dhe kur kam marrë vesh që për të shkuar në Hagë duhet të mbushej një mori letrash, prandaj nuk kam shkuar. Se kjo i bie që unë duhet të pranoj Gjykatën Speciale. Duhet t’i bëj asaj një lloj legjitimimi, ndaj nuk kam shkruar se nuk dua të nënshkruaj letra me logo të Speciales”, deklaroi ai.
“Kushtetuesja i ka bërë dëmin më të madh Kosovës”, Kurti: Ne kemi mbështetje nga populli, sulmet nga opozita janë prej xhelozisë
Në një intervistë ekskluzive në Top Story përballë Grida Dumës, kryeministri Albin Kurti në prag të zgjedhjeve, ka folur mbi mandatin e tij 4 vjeçar dhe ambicien për ta qeverisur Kosovën si forcë e vetme edhe për një tjetër mandat.
Ai u shpreh se zgjedhjet e së dielës, nuk janë zgjedhje, por referendum dhe se sipas tij zgjedhjet e rregullta do të jenë në 2029.
“Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që pas shpalljes së pavarësisë. Ndonëse janë të rregullta nuk janë zgjedhje të zakonshme, meqë këto që kemi bërë në këto katër vite është e paparë për Kosovën. Nesër ne e quajmë ditë referendumi. Zgjedhje të rregullta do të ketë në 2029”, tha ai.
Kurti tha se në këto katër vite kanë pasur mbështetje të popullit duke shtuar se nuk ka pasur asnjë protestë, por se kundërshtia ka qenë nga opozitarët, që i cilën për arsye xhelozie.
“Nuk kam pushtet më shumë se ata para nesh, por kemi mbështetje më shumë se ata para nesh. Kishim qëndrueshmëri sepse populli na ka besuar. Besoj se ia kemi kthyer besimin. Rritja ekonomike ka qenë rekord, pa rënë asnjëherë nën 4%, investimet kapitale i kemi pasur rekord në vitin e kaluar. Këto janë fakte! Si i bëhet që në katër vite nuk kishte as protestë?! Kurrë nuk ka qenë mirëqenia më e lartë në Kosovë historikisht. Ka kënaqësi për popullin, por ka pakënaqësi opozitare, sepse ka shumë inat dhe xhelozi”, shton Kurti.
Sa i përket largimeve të shtetasve të Kosovës nga vendi, ai shprehet se nuk është më e lartë se më parë, duke shtuar se në qeverisjen e tij ka pasur më shumë kthime të mjekëve dhe infermierëve, sesa largim të këtyre të fundit.
“Viti i parë është 2024 kur kemi më shumë mjekë e infermierë që janë kthyer në Kosovë sesa janë larguar”, deklaroi Kurti në Top Story.
Kurti foli edhe për çmimin e energjisë elektrike në Kosovë.
“Në vitin e parë kemi pasur krizë të trefishtë, pandemia, kriza e inflacionit dhe energjetike. Ne dolëm fitimtarë. Këtu nuk kam gjetur asnjë vaksinë dhe as kontratë dhe për 5 muaj kemi arritur që me një vaksinë mbi gjysma e popullsisë të jenë të vaksinuar. Nuk është energjia e lartë në Kosovë. Krizën e inflacionit e kemi kaluar me sukses”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës u ndal edhe te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çmimet tavan për shportën ushqimore, duke thënë se rrëzimi i ligjit të qeverisë së tij, ishte dëmi më i madh që i kanë bërë popullit të Kosovës.
“Çmimet në markete… ne kemi miratuar ligjin për çmimet bazë, dhe një parti e çoi në Kushtetuese dhe na e hodhën poshtë. Kushtetuesja ka ngatërruar pronën me të ardhurat në shpjegimin e tyre për bindjen time. Kanë bërë të kundërtën në një vendim nga ajo që kanë thënë, është dëmi më i madh që i kanë bërë Kosovës. Duhet të ketë çmime tavan, dhe ne na e kanë rrëzuar këtë”, u shpreh Kurti.