Pse nuk e ka vizituar Hashim Thaçin në Hagë? Kurti tregon arsyen

Aktuale

Pse nuk e ka vizituar Hashim Thaçin në Hagë? Kurti tregon arsyen

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 21:42
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur gjatë mbi mandatin e tij 4 vjeçar dhe çështje të tjera.

Kurti ka treguar mes të tjerash arsyen se përse nuk e ka vizituar në Hagë Hashim Thaçi dhe të burgosurit e tjerë.

Sipas tij nuk e ka bërë sepse nuk pranon që të ‘legjitimojë’ Gjykatën Speciale.

“Kam pasur ndërmend të shkoj, por nuk kam mendim aspak pozitiv për Gjykatën Speciale siç ka pasur Thaçi dhe kur kam marrë vesh që për të shkuar në Hagë duhet të mbushej një mori letrash, prandaj nuk kam shkuar. Se kjo i bie që unë duhet të pranoj Gjykatën Speciale. Duhet t’i bëj asaj një lloj legjitimimi, ndaj nuk kam shkruar se nuk dua të nënshkruaj letra me logo të Speciales”, deklaroi ai në Top Story.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat