Kandidatët për kryeministër, Bedri Hamza nga PDK dhe Ramush Haradinaj nga AAK ia kanë zgjatur dorën dhe i kanë uruar suksese njëri-tjetrit, në zgjedhjet e nesërme.
Këtë ata e bënë në studion televizive në Debat Plus të RTV Dukagjinit, pasi Hamza e përfundoi paraqitjen dhe në momentin kur Haradinaj hyri, për ta dhënë intervistën e tij.
“Urime, sukses”, i tha Haradinaj-Hamzës.
Ky i fundit e përgëzoi Haradinajn për fushatën e zhvilluar.
“Gjithashtu urime edhe juve. Deri këtu ka qenë model dhe besoj që i kemi kontribuu demokracisë dhe perspektivës së vendit”, tha Hamza.
Ndërsa Haradinaj uroi që të ishte në studio edhe “ai që po shkon”.
“Jemi homologë edhe kandidatë për kryeministër, besoj që kjo është diçka e mirë. Më e mirja do të kishte qenë po të ishim të gjithë në studio, edhe me atë që po shkon po çka t’i bojmë”, tha ai.