Lidhja Demokratike e Kosovës ka falënderuar qytetarët që i janë bashkuar në këtë rrugëtim siç e quajnë të jashtëzakonshëm. Një falënderim e ka bërë edhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku.
“Mbështetja juaj na ka dhënë forcë, energji dhe entuziazëm të pafundmë! Nesër është dita jonë, 9 shkurti është festa jonë – le të vishemi bukur, le t’i mbushim qytetet me gëzim dhe ta bëjmë këtë festë më madhështore se kurrë më parë! Bashkë jemi më të fortë, bashkë krijojmë kujtime të paharrueshme! Bashkë do të ia dalim ta bëjmë Republikën vendin e ëndrrave tona”, ka theksuar LDK, në Facebook.
Një falënderim e ka bërë edhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku.
“Më keni qëndruar afër si një familje e vërtetë, më shumë se sa një familje politike. Asgjë mangut në këtë rrugëtim. Për këtë do t’u jem mirënjohës për jetë. Shpresoj të kem ushtruar para jush me po aq përulje e përkushtim, besimin që kjo shtëpi e demokracisë më ka vënë mbi supe në këtë fushatë. Shpresoj të ju kem prirë mbarë. Shpresoj të kem arritur të përmbushë pritjet e juaja; shpresoj, mbi të gjitha, të kem arritur të sillem si një rugoviste i vërtetë. Sonte, gara e brendshme e Kosovës përfundon.
Nesër nisë beteja jonë për Kosovën. Nesër, në zgjedhje gjejmë festë; pas zgjedhjeve ringritemi si një. Dhe në këtë ringritje tonën, mos u ndalni të luftoni e përpiqeni për atë që mendoni se është e drejtë; për Republikën tonë, për atdheun tonë, për Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.