Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e Nismës Socialdemokrate dhe Koalicionit për Kosovën fituese.
Për gjatë gjithë këtyre ditëve të fushatës elektorale, Limaj ka theksuar se në çdo qytet, fshat dhe lagje ka dëgjuar hallet dhe problemet e qytetarëve.
“Në çdo takim që kemi mbajtur, tek ju kemi parë entuziazëm, motiv e përkushtim si asnjëherë më parë dhe për këtë jemi falënderues e mirënjohës pafund”, ka theksuar Limaj.
“Të dashur qytetarë, koalicioni ynë AAK-NISMA dhe partnerët, jemi alternativa e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, që ofron lidership të provuar në projekte të mëdha, gjithmonë për të mirën e vendit dhe kombit. Struktura udhëheqëse, aktivistët dhe simpatizantët që për një muaj në asnjë moment nuk u ndalën në mbështetje të NISMA Socialdemokrate dhe koalicionit tonë për Kosovën fituese, veçVEPRA, ju falënderoj nga zemra për mirëpritjen, punën dhe angazhimin tuaj të sinqertë. Qytetarë të dashur, ju kërkoj përzemërsisht që nesër të VOTONI për numrin 137, numrin që i hap rrugë jetësimit të projekteve e çështjeve që kemi përpara.
Duke votuar për numrin 137, ju jeni duke votuar për pavarësi energjetike, për investime në siguri, në arsim, shëndetësi, paga të dinjitetshme dhe pensione meritore.Votoni për Kosovën fituese 137”, ka shkruar Limaj.