Abdixhiku tregon lidhjet me Trump: Kam kontakte me SHBA

Aktuale

Abdixhiku tregon lidhjet me Trump: Kam kontakte me SHBA

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 00:06
Grida Duma, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku zhvilloi një intervistë për emisionin Top Story për Grida Dumën një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.

Ai tha se ka kontakte me SHBA-në, ndryshe nga kundërshtari i tij Albin Kurti.

Abdixhiku: Orientimi strategjik i Kosovës është që të marrim gazin amerikan para Serbisë. Administrata e Trump dhe përfaqësuesit e energjetikës, komunikime të detajuara për sjelljen e gazit amerikan. Në Kosovë mjaftohemi me pak, kemi ngecur në ambicie minimaliste si popull, politika është e kënaqur me sharje, përçarje, ndarje, showbiz i përplasjeve fjalësh, por pa projekte konkrete.

Duma: Pse nuk ka dashur Vetëvendosja?

Abdixhiku: Se nuk dinë, nuk është në gjendje të përfundojë një projekt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat